Shukriu në burg, Anisa vazhdon punën në bashki
Anisa A. vajza që denoncoi skandalin “Xhelili” vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion në bashkinë e Peshkopisë. Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Et’hem Fida tha për Gazetën Shqiptare se “Ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë. Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor”.
