Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

Mungesa e pesë të akuzuarave në shqyrtimin fillestar ka bërë që seanca gjyqësore e planifikuar për sot ndaj të pandehurit Ukë Rugova dhe të tjerëve të shtyhet për datën 30 gusht.

Lajme

24/08/2016 11:07

Gjyqtari ka thënë se gjatë këtij shqyrtimi i duhet të jenë të gjithë të pandehurit. Shtyrja e seancës për datën 30 gusht ka ardhur për arsye se të pranishëm në shqyrtimin fillestar duhet të jenë të gjithë të akuzuarit në këtë rast. /Zëri