Shtyhet projekti i ndërtimit të metrosë në Mekë për shkaqe financiare

Një projekt 16.5 miliardë dollarë, që është planifikuar për qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, është shtyrë për një kohë në mënyrë që financimi i tij të mund të ristrukturohet.

Bota

25/05/2016 12:16

Shefi ekzekutiv i emëruar nga Meka Ali Abdelfattah, ka thënë se: “Arsyeja për vonesën është një ristrukturim financiar”, transemton lajmi.net.

Plani për këtë përfshin ndërtimin e një sistemi të metrosë hekurudhorë me 182 kilometra të gjatë dhe me 88 stacione, gjithashtu edhe një rrjet të autobusëve.

Kufizimet e reja të buxhetit kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në planin për Mekën.

Abdelfattah gjithashtu ka thënë se qeveria dhe kontraktuesit nuk iu janë përmbajtur premtimeve, ata ende nuk kanë dhënë kontrata madje punëtorët kanë disa muaj që nuk janë paguar fare. /lajmi.net