Shtëpia e Bardhë uron Bashkimin Evropian për 60 vjetorin e themelimit

Shtëpia e Bardhë e Amerikës me anë të një letre e ka uruar Bashkimin Evropian për 60 vjetorin e themelimit.

Bota

25/03/2017 18:36

Në një deklaratë nga sekretari për media në Shtëpinë e Bardhë, thuhet se Evropa dhe Amerika i ndajnë vlerat e njëjta, promovimin e paqes dhe prosperitetit përmes lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, transmeton lajmi.net.

“Shtetet e Bashkuara urojnë Bashkimin Evropian për 60 vjetorin e themelimit me anë të Traktatit të Paqes në Romë dhe krijimit të Komunitetit Ekonomik Evropian. Dy kontinentet ndajnë të njejtat vlera, angazhimin për ta promovuar paqen dhe prosperitetin. Lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Së bashku do të ecim përpara edhe për 60 vite tjera, me një siguri dhe prosperitet të përbashkët”, thuhet në këtë dekalratë.

Për ta festuar këtë 60 vjetorë, 27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur në qytetin e Romës. /Lajmi.net/