“Në të njëjtën kohë, ne jemi përgatitur pasi këto negociata mund të jenë të vështira”, ka thënë tutje ajo.
Sanders ka thënë se “presidenti është i gatshëm nëse ky takim mbahet. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me presion maksimal, që ka qenë deri më tash”.
Këto komente Sanders i ka bërë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulonte takimin me Trumpin, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Takimi mes Trumpit dhe Kimit është planifikuar që të mbahet më 12 qershor në Singapor.