Shqiptari 24-vjeçar kapet nga policia italiane me 15 kg kokainë

Policia italiane e qytetit të Breshias ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin K.A i datëlindjes 1992 rezident në Gjermani.

Bota

18/02/2016 16:20

Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kilogramë kokainë mjaft e pastër në 14 pako.

Mungesa e motivimit të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor.

Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër e ndarë në 14 pako.

Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro.

Shqiptari A.K është shoqëruar me urdhër arresti në burgun “Canton Mombello” të qytetit të Breshës.