Shqipëria fton talentin kosovar

"Jam i lumtur për ftesën.Shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë", ka thënë i lumtur Diellori.

Sport

03/04/2018 20:46

Njëri nga talentët e futbollit kosovar, që vie nga Shkolla e Lirisë, Diellor Beseni do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare, U-17 që drejtohet nga Gjemo Mustedanagiq.

Beseni ishte grumbulluar në muajin shkurt për disa ditë në kampin e mbajtur në Tropikal, ku ka bindur me cilësit e tij drejtuesit e FSHF, përkatësishtë përzgjedhësin e U-17, Mustedanagiq.

Ai, ěshtë ftuar që nga data 12 deri më 25 prill të marrë pjesë në një turne ndërkombëtarë në San Marino, me U-17 të Kombëtares Shqiptare.

“Jam i lumtur për ftesën.Shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë”, ka thënë i lumtur Diellori.

29791491_1466725056788425_7109573886010652376_n