Shqipëria e shpalli “non grata”, reagon eurodeputetja nga Qipro

Shqipëria sot me propozim të ministrisë së Jashtme shpalli person të padëshiruar eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.

Lajme

10/11/2018 20:48

Ndërsa pak orë pas vendimit reagoi edhe kjo e fundit.

Mediat greke raportojnë se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”.

“Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.

Ajo është shprehur se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë.