Shqipëria bëhet me kampion dhe nënkampion të Evropës (FOTO)

Peeshëngritja i sjell Shqipërisë një tjetër triumf. Pas medaljes së bronztë të Briken Caljes të martën, sot Daniel Godelli është shpallur kampion i Europës në turneun që po zhvillohet në Split të Kroacisë.

Sport

05/04/2017 23:46

25-vjeçari triumfoi në stilin e shkëputjes në kategorinë -77 kg, ku garonte edhe Erkand Qeri.

Godelli në fakt e nisi mbrapsht garën, pasi gaboi në dy provat e para me 156 dhe 158 kg, por ia doli në përpjekjen vendimtare me 161 kg.

Kurse ecuria e Qerimajt qe krejt e ndryshme, pasi shkodrani e kaloi me sukses provën e parë me 155 kg, por dështoi në dy të tjerat me 158 kg.

Qerimaj ngre shtangen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stili i shtytjes qe më i suksesshëm për Erkand Qerimajn, i cili doli i dyti. 28-vjeçari gaboi në dy ngritjet e para me 188 dhe 190 kg, por triumfoi në të tretën me 193.

Qerimaj feston 4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me 348 kg gjithsej, Qerimaj meritoi medaljen e bronztë në dygarësh. Shkodranit i shpëtoi vendi i dytë vetëm për 100 gramë më tepër në peshë trupore krahasuar me rumunin Razvan Martin, i cili ngriti po 348 kg në dygarësh.

Qerimaj feston 2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, Daniel Godelli mbeti jashtë zonës së medaljeve si në stilin e shtytjes ashtu edhe në dygarësh. Kampioni i Europës në shkëputje e nisi mbarë shtytjen duke ngritur 186 kg, por gaboi në dy provat e radhës me 191 dhe 192 kg. Ai u pozicionua i gjashti në stilin e shtytjes dhe i katërti në dygarësh me 347 kg.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy