Shqipëria apo Kosova, ja cilin ekip do ta zgjidhte Hasi

Trajneri i Legia Varshavës kështu ka arritur ta shmang zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sport

14/09/2016 14:12

Ish ylli i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi është i lumtur që nuk është aktualisht futbollistë. Trajneri i Legia Varshavës kështu ka arritur ta shmang zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Jam i lumtur që sot nuk jam futbollist dhe evitoj ta bëj një zgjedhje të tillë. E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e përsëris se nuk do të doja të vihesha në pozitën e shumë djemve nga Kosova, të cilët fillimisht kanë zgjedhur Shqipërinë dhe më pas vendosen përpara një situate të tillë”, ka deklaruar Hasi për ‘Panorama Sport’.

Por, kurë është pyetur se cilin ekip do ta drejtonte si trajner, nëse merre oferta, Kosovën apo Shqipërinë? Hasi është përgjigjur: ”Pyetje shumë hipotetike, së cilës preferoj të mos i përgjigjem… (qesh). Sigurisht, nuk do të ishte as etike të flas për të ardhmen dhe për emra skuadrash, ndërkohë që sapo kam marrë drejtimin e Legia Warsaws”.

Ish trajneri i gjigantit belg, Anderlecht, ka folur edhe për Milot Rashicën, i cili u la jashtë Kombëtares në Euro 2016 nga Gianni de Biasi.

“Mendimi im është që një lojtar me aq shumë cilësi dhe me të ardhme thuajse të garantuar, ndoshta duhej të kish shkuar në Europian. Ky është mendimi im dhe nuk dua të keqinterpretohem”, ka deklaruar ai.

“:Nuk e fajësoj De Biasin, përkundrazi, me logjikën e trajnerit e mirëkuptoj. Ai arriti diçka historike me një grup lojtarësh dhe e kish të vështirë të largonte ndonjë prej tyre, për të futur një djalosh që nuk kish qenë pjesë e fushatës kualifikuese”, kashtuar Hasi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4