Shqipëri, niset me varkë drejt Italisë për t’u bashkuar me familjen, zhduket vlonjati

Një shtetas shqiptar nga qyteti i  Vlorës është zhdukur në mënyrë misterioze që prej 72 orësh tashmë, menjëherë pas tentativës për t’u larguar nga Shqipëria drejt Italisë përmes një mjeti lundrues.

Lajme

01/04/2018 15:06

Fjala është për Ksandros Imerajn, i cili u nis tre ditë më parë drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, për t’u bashkuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe fëmijën.

Kanë qenë familjarët e 32 vjeçarit të cilët e kanë denoncuar rastin në policinë e Vlorës. Familjarët e Imerajt kërkojnë ndihmë në gjetjen e djalit të tyre pasi prej tre ditësh askush nuk ka dëgjuar lajme prej tij.