Shqipëri – Izrael, nëse ndodh kjo ekipi kuqezi do të dënohet nga UEFA

Në Federatë janë të shqetësuar edhe për parullat e mundshme me përmbajtje politike, pasi mund të shpalosen banderola në favor të Palestinë dhe kundër Izraelit.

Sport

08/11/2016 11:22

Federata Shqiptare e Futbollit i druhet sjelljes së tifozëve për ndeshjen ndaj Izraelit.

Ekziston frika e ndezjes së flakadanëve dhe e fishekzjarrëve, si dhe hedhja e tyre në fushë nga një pjesë e tifozerisë, por ky nuk është problemi i vetëm.

Në Federatë janë të shqetësuar edhe për parullat e mundshme me përmbajtje politike, pasi mund të shpalosen banderola në favor të Palestinë dhe kundër Izraelit.

Shqetësimi është me bazë pasi Shqipëria ka marrë deri tani dy gjoba nga UEFA, e para me 50 000 dhe e dyta me 20 000 franga zvicerane, dhe po ashtu ka marrë dy paralajmërime.

Nëse do të ndodh edhe këtë herë, atëherë rrezikohemi seriozisht që të dënohemi për të luajtur pa tifozë në ndeshjen tjetër në shtëpi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.