Shpërthimet, Siria fajëson Turqinë, Katarin dhe Arabinë Saudite

Qeveria siriane ka akuzuar Turqinë, Katarin dhe Arabinë Saudite për shpërthimet e ndodhura në qytetet bregdetare të Tartous dhe Jableh.

Bota

24/05/2016 11:23

Agjencia e lajmeve shtetërore ‘Sana’ tha se sulmet kishin si qëllim përshkallëzimin e konfliktit dhe prishjen e marrëveshjes së paqes. Media shtetërore theksoi se të paktën 78 persona humbën jetën, por një grup monitorimi deklaroi se numri i të vdekurve është më shumë se 145.

Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve të tmerrshme. Këto qytete janë më të rëndësishmet për presidentit Bashar al-Assad dhe nuk janë prekur nga lufta civile.

7 shpërthime kanë goditur dje Sirinë. Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.