Shpërthim në Leicester, ka të vdekur

Katër vetë kanë vdekur nga shpërthimi në një dyqan në Leicester, ka konfirmuar policia britanike për BBC

Bota

26/02/2018 10:06

Policia e Leicestershire deklaroi se kishte ndodhur një incident i madh pas njoftimeve për shpërthim në rrugën Hinckley rreth orës 19:00 të së dielës.

Katër persona të tjerë janë në spital me lëndime të shumta.
Shane O’Neill tha se policia ka bindjen se edhe më shumë njerëz që nuk janë gjetur ende dhe se kërkimet e policisë po vazhdojnë. Në këtë fazë hetimesh, shpërthimi nuk ka lidhje me terrorizmin, tha ai.

Zëdhënësja e Shërbimit Zjarrfikës tha se godina e cila përbëhej nga një dyqan në katin e parë dhe apartamente sipër tij, kishte pësuar shembje. Dëshmitarët thanë se dyqani ishte i një londinezi më parë, por pastaj u bë supërmarket polak.