Shpërthen kamioni që transportonte tretës, digjen 11 vetura (Video)

Një kamion i cili po transportonte tretës ka eksploduar në tunel të një autostradë në Korenë Jugore, pasi ngasësi kishte humbur kontrollin mbi kamionin duke u përplasur kështu në mur.

Fun

27/10/2015 09:59

Por flaka e madhe arriti të prek 11 vetura tjera, me ç’rast mbetën të plagosur 21 persona, transmeton lajmi.net.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet se si shoferi humb kontrollin mbi kamionin derisa po mundohej të kalonte përmes një trafiku të dendur.

Pas përplasjes në murin e tunelit, kamioni u përfshi nga flaka e cila shkaktoi një shpërthim të madh. (lajmi.net)

YouTube player