Shpërblehet Iniesta

Andres Iniesta do të jetë futbollisti i dytë më i paguar te Barcelona pas Lionel Messit. Numri 8 i gjigantit katalan do të nënshkruajë kontratë të re deri më 2018 me kushte te përmirësuara financiare. E përditshmja sportive katalane ‘El Mundo Deportivo’ ka njoftuar se Iniesta ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij…

Sport

03/09/2013 13:13

Andres Iniesta do të jetë futbollisti i dytë më i paguar te Barcelona pas Lionel Messit.

Numri 8 i gjigantit katalan do të nënshkruajë kontratë të re deri më 2018 me kushte te përmirësuara financiare.

E përditshmja sportive katalane ‘El Mundo Deportivo’ ka njoftuar se Iniesta ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij me Barcelonën dhe do të jetë më i paguar se Neymar, Xavi e Sergio Busquets, në renditje i dyti pas Lionel Messit.

Kështu, gjiganti katallan ka konfirmuar besimin ndaj Iniestas, i cili tashmë një kohë të gjatë konsiderohet si ‘truri i Barcelonës’.