Shoqëria ju ndihmon të keni jetë më të gjatë

Ndikimi i shoqërisë tek njerëzit është i madh.

Fun

06/06/2016 02:55

Shokët ju përkujtojnë se sa jeni të mirë pas ndarjeve, vijnë me ju në ahengje që të ndjeheni më mirë dhe bëjnë shumë gjëra të mira për ju.

Një studim ka vërtetuar se miqësia mund të krijoj një rrjet përkrahjeje dhe burim të lumturisë, duke ju ndihmuar që të jetoni më gjatë.

Nga rezultatet e studimit shihet se ata të cilët kanë më shumë shoqëri rreth vetës, janë më të lumtur dhe kanë prirje më të mira për të shpjeguar bindjet, dëshirat, mendimet se sa personat të cilët kanë një rreth më të kufizuar.

Të anketuarit, të cilët kanë më shumë shoqëri rreth vetës kanë raportuar një jetesë më të mirë dhe një jetë më të lumtur./21Media