Shoqata Rinia magjeps publikun e Berlinit (Video) – Lajmi.net
Shoqata Rinia magjeps publikun e Berlinit (Video)
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 18:03, 24 May 2018
Vallëzuezet dhe vallëzuesit kanë qenë të ftuar në festivalin e madh të “Karnevalit dhe Kulturës”, shkruan wochenblatt.net.

“Shoqata Rinia” që përfaqëson shqiptarët në rajonin e Hegau ka bërë dalje spektakulare në festivalin e madh të “Karnevalit dhe Kulturës” në Berlin. Rreth një milion banorë e kanë ndjekur evenimentit, ndërsa në festival janë përfaqësuar kulturat e 70 shteteve.

“Ne përfaqësuam kulturën shqiptare në Gjermani dhe na u lejua të jemi pjesë e këtij evenimenti të madh. Sëbashku me një grup nga Berlini dhe nga Tetova e Maqedonisë ne dolëm rrugëve të Berlinit me kostumet dhe vallëzuesit tanë, të cilët magjepsën shikuesit,” tha krenarisht Loni Gashi.

“Shoqata Rinia” pak përpara festoi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në qytetin gjerman Singen.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO