Shkon për vizitë te mjeku, i thonë se ka edhe… vetëm 30 minuta jetë (Foto)

Një student 26-vjeçar i është thënë nga mjekët se ka edhe 30 minuta jetë pasi ata zbuluan se kishte një shirit në tru.

Fun

05/11/2015 19:31

Luis Ortiz nga Kalifornia ka shpëtuar falë një ndërhyrje emergjente që hoqi shiritin brenda kafkës së tij.

26-vjeçari ishte paraqitur në spital pas një dhimbjeje të fortë koke. Skaneri në kokë zbuloi se një “krimb” jetonte brenda trurit të tij dhe ky ishte shkaku i dhimbjeve.

Doktorët i thanë se atij i kishte mbetur dhe 30 minuta jetë dhe sa duhet të kryenin një ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e “krimbit”.

Doktorët thonë se Ortiz ishte me fat që shkoi në spital. “Krimbi” parazit kishte formuar një kist që bllokonte ujin në trurin e Ortiz, gjë e cila mund të kishte qenë fatale për të./republika

Djaloshi 2Djaloshi 3