Shkencëtarët: Martesë të lumtur? Ndani punët e shtëpisë (Video)

Në vendet ku 40 deri 50 për qind e martesave përfundojnë në divorce, njerëzit po kërkojnë për një përgjigje. Epo, shkenca e ka një të tillë.

Fun

08/01/2016 23:41

Sipas një Vox video, studimet kanë treguar se njëra nga mënyrat më të mira që martesat të kenë sukses është që të largohen nga rrënjët e martesave tradicionale dhe meshkujt të përfshihen më shumë në shtëpi, shkruan Aplus, transmeton lajmi.net.

Tani më kur 58 përqind e femrave janë duke punuar, ato nuk mund të jenë më vetëm nëna.

E kjo nënkupton që meshkujt të përfshihen sa më shumë në punët e shtëpisë dhe që në mënyrë të barabartë të i ndajnë përgjegjësitë.

“ Për shembull çiftet të cilët kanë fëmijë por nuk janë të martuar, në këto lidhje meshkujt më shumë janë të përfshirë për kujdesjen ndaj fëmijëve dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë tranzicion në martesa, se sa ata që janë shumë më pak të përfshirë”, thuhet në video.

Për më shumë shikojeni videon:

YouTube player