Shkencëtarët arrijnë rekordin e shpejtësisë së internetit

A e dini se çfarë mund të bëj një shpejtësi e internetit prej 1tbps për ju? 100 filma në HD të shkarkuar në celularin apo kompjuterin tuaj për vetëm tre sekonda.

Auto & Tek

05/03/2015 19:07

Shkencëtarë në Britani janë duke thënë se e kanë arritur këtë: 1tbps përmes një lidhje 5G për herë të parë në histori. Kjo është edhe shpejtësia më e madhe e internetit përmes wiffi deri më tani.

“Ky është kapaciteti i njëjtë me fibër optikët por këtë herë përmes wireless-it”, tha Rahim Tafazolli nga Qendra për Zbulime 5G në Universitetin e Surrey, transmeton Lajmi.net.

Testet e tyre ishin realizuar në disa laboratorë të cilët kishin distancë prej 100 metrave duke përdorur transmetuesit dhe marrësit e ndërtuar në Surrey.

Shpejtësia është 65,000 herë më e shpejtë se mesatarja e një shpejtësie 4G për shkarkim (që i bie 15Mbps). Dhe kjo gjithashtu e kalon rekordin e arritur herën e fundit në gjeneratën e pestë të internetit (5G).

Tafazolli dhe kolegët e tij planifikojnë që ta zhvendosin teknologjinë e tyre edhe jashtë laboratorëve gjatë vitit 2016, para se ta demonstrojnë atë për publikun në vitin 2018, transmeton Lajmi.net.

Fatkeqësisht, kjo do të thotë se ne nuk do të jemi në gjendje që ta përdorim shpejtë. “Një aspekt i rëndësishëm i 5G është se si do t’i mbështesë aplikacionet në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë aplikacione do të përdoren gjatë vitit 2020, 2030 apo 2040, por e dimë se do të jetë një internet me një intensitet tepër të lartë”, thanë hulumtuesit.