Shkëlzen Gashi nga Amerika uron Majlinda Kelmendin (FOTO)

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka uruar Majlinda Kelmendin për suksesin në Rio.

Sport

08/08/2016 01:10

Ai në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur historike triumfin e Majlindës në Lojërat Olimpike.

“Historike, urime për Majlinda Kelmendin që fiton medaljen e parë të artë për Kosovën në Olimpidë”, ka shkruar Gashi, përcjell Lajmi.net.