Shkelet me kamion një izraelit i cili po mundohej ti shmangej protestës së palestinezëve (Foto)

Duket se tensionet në Bregun Perëndimor nuk kanë të ndalur, pasi raportohet se një burrë izraelit ka mbetur i vdekur kur një palestinez i cili po ngiste një kamion e shkeli, shkruan DailyMail.

Bota

21/10/2015 17:02

Personi i paidentifikuar kishte dalë nga makina e tij me një shkop në dorë, pasi protestuesit palestinez kishin filluar të gjuajnë gurë në drejtim të tij. Pas këtij momenti ai filloi ta godasë me shkop kamionin e një palestinezi, i cili pa u menduar dy herë e shkeli duke e lënë të vdekur në afërsi të kampit të refugjatëve Al Faëar pranë qytetit të Hebronit, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar palestinez i sigurisë ka deklaruar para medieve se shoferi i kamionit është dorëzuar, duke e pranuar se e kishte shkelur aksidentalisht burrin izraelit derisa po mundohej ti shmangej turmës e cila po protestonte. (lajmi.net)

Izraeliti 2Izraeliti 3Izraeliti 4Izraeliti 5Izraeliti 6Izraeliti 7Izraeliti 8