Shitje marramendëse të ‘Mein Kampf’ në Gjermani

Publicisti i librit të liderit nazist Adolf Hitler, tha se shitjet e librit kanë parë rritje shumë të madhe qysh nga ribotimi i tij para një viti. Mbi 85.000 kopje të librit nazist janë shitur gjatë një kohe të shkurtë e këto shifra kanë befasuar publicistin Andreas Wirsching .

Bota

03/01/2017 15:50

Deri në vitin e kaluar, ribotimi i këtij libri ishte i ndaluar me ligj, mirëpo vitin e kaluar të drejtës autoriale shtetërore mbi këtë libër i skadoi afati 70 vjeçar, duke filluar kështu ribotimin e tij nga kompani botuese. Libri nuk e ka formën e tij origjinale pasi që fotot e simbolet naziste si swastika janë të ndaluara në Gjermani. Po ashtu në libër ka edhe shënime të ndryshme nga kritikë, si dhe mundohet që veprimet e Hitlerit t’i  shoh sa më objektivisht.

Fillimi i ribotimit të këtij libri është përballur më kritika të ashpra nga popullsia hebreje në Gjermani, pasi libri tregon për praktika që mund të shfrytëzohen për t’i shtypur hebrenjtë dhe slavët.

Mirëpo botuesit e këtij libri thanë se është me mirë që të botohej një version i kontrolluar i këtij libri, sesa që libri të botohet dhe shpërndahet në mënyrë të pakontrolluar. Kështu do të shmangen versionet e këtij libri të botuara nga simpatizantët nazistë./Zeri/

Scholarly edition of Mein Kampf, 8 Jan 16