Shikoni si e priti Ramos në zhveshtore Luka Modricin pas fitimit të Topit të Artë

Sergio Ramos ka qenë ndër të parët që ka përgëzuar Luka Modricin për fitimin e Topit të Artë.

Sport

04/12/2018 16:17

Mesfushori kroat është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018 nga ‘France Football’, duke fituar Topin e Artë në një garë të ashpër me Cristiano Ronaldon.

Të shumtë janë ata që kanë hedhur dyshime për rezultatet e vitit 2018 në garën për Topin e Artë, sidomos me renditjen e Lionel Messit, të cilit i takoi vetëm vendi i pestë, shkruan lajmi.net.

Por, ndryshe nga këta, mendon kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka uruar Modricin për këtë sukses, duke postuar një fotografi në llogarinë e ij në Instagram, ku shfaqet duke e puthur Topin e Artë.

“Respektin tim. Topi i Artë. I madhi Lukita”, ka shkruar Ramos./Lajmi.net/