Shifra marramendëse të shikueshmërisë se faqeve porno

Pornhub publikon statistika për përdoruesit e tij çdo vit. Mund të shihet se shumica e përdoruesve i qasen videos pornografike nëpërmjet telefonit të mençur.

Auto & Tek

10/01/2018 13:14

Në 2017, rrjeti njoftoi 28.5 miliardë vizitorë në faqen e saj të internetit dhe rreth 81 milion vizita në ditë, raporton “The Next Web”.

Përdoruesit konsumuan 3,732 petabajt video pornografie, rreth 10 milionë GB në ditë. Për krahasim, kjo ishte e barabartë me të gjitha memoriet e të gjithë iPhones që aktualisht ekzistojnë në botë, transmeton lajmi.net.

Shumica e pornos janë shikuar në smartphone. Llogaritë e desktop-it përbëjnë vetëm rreth 24 përqind të trafikut. 67 për qind vijnë nëpërmjet smartphone. Për desktop streaming, 80 për qind përdorin Windows, 15 për qind përdorin Mac OS, tre për qind përdorin Linux, dhe tre për qind përdorin një sistem operativ të ndryshëm. Megjithatë, me sistemet operative mobile, duket sikur 50/50 midis Android dhe IOS. /Lajmi.net/