Shfaqet Ramadan Muja, optimist për fitoren e Thaçit

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është shfaqur sot në Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren. Ai aty ka marrë pjesë bashkë me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin. Muja është shfaqur për herë të parë në publik që nga vendimi i gjykatës.

Lajme

24/03/2014 22:10

I pari i PDK’së në Prizren i cili është shpallur para disa ditëve si fajtor nga Gjykata Themelore për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tij bashkë me disa drejtorë në Prizren, është shfaqur për herë të parë në opinion pas kohës kur ai pezulloi vetën nga posti i kryetarit.

Muja së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e MPJ, Enver Hoxhaj dhe të tjerë, kanë qenë sot në Kuvendin Zgjedhor të  Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren. Ai është shprehur optimist për fitoren e PDK’së në zgjedhjet nacionale, shkruan Prizrenpress.

“Prania e madhe e grave në këtë Kuvend është garanci e fitores së PDK-së edhe në zgjedhjet parlamentare”.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e shoqërisë civile “Për Prizrenin” , fundjavën që shkojë Mujën e kanë shpallë “Në kërkim”.