Shevchenko debuton në golf

Ish futbollisti më i mirë i Evropës, Andriy Shevchenko do të debutojë në Challenge Tour këtë javë. Nuk bëhet fjalë për një angazhim të tij të ri në futboll por për një sport krejt rjetër. Ish sulmuesi i Milanit dhe Chelseat ka marrë ftesë për të garuar në ngjarjen e golfit në Kharkov Superior Cup,…

Sport

11/09/2013 11:35

Ish futbollisti më i mirë i Evropës, Andriy Shevchenko do të debutojë në Challenge Tour këtë javë.

Nuk bëhet fjalë për një angazhim të tij të ri në futboll por për një sport krejt rjetër. Ish sulmuesi i Milanit dhe Chelseat ka marrë ftesë për të garuar në ngjarjen e golfit në Kharkov Superior Cup, që zhvillohet në vendlindjen e tij në Ukrainë.

Rivalët e tij në garë, që është vetëm një nivel nën turneun e plotë Evropian, përfshijnë ish yllin e Ryder Cup, Oliver Wilson dhe tre herë kampionin e Tour, Nick Dougherty.

“Kjo do të jetë ngjarja e parë e madhe për mua dhe e para në Ukrainë andaj është një garë e madhe në shtetin tonë”, deklaroi Schevchenko i cili luan me dorën e majtë.

“Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë por kjo është më ndryshe. Shpresoj të paraqitem mirë”, u shpreh ai.