Sheshi i qytetit të Vushtrrisë do të quhet ‘Ahmet Krasniqi’

Sapo të jetë gati ndërtesa e re komunale në Vushtrri, do të nisë ndërtimi i sheshit.

Lajme

17/06/2018 21:24

E ky i fundit do të mbajë emrin e ish ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në ekzil,  Ahmet Krasniqi, dhe do të jetë pjesë e Qendrës Historike të qytetit.

Propozimi i kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri po mbështetët nga qytetarët, të cilët lartësojnë veprën e Krasniqit.