Sheremeti “fiton” ndaj Vokrrit, publikon fotografi të flamurit të Kosovës nga ndeshja kundër Serbisë (FOTO)

Kushtrim Sheremeti ka publikuar fotografi të cilat demantojnë pretendimin e Fadil Vokrrit se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk pati asnjë flamur të Kosovës.

Sport

09/09/2016 13:46

Aktori Kushtrim Sheremeti ka “fituar” debatin ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Ata u përplasën mes vete nëse në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë kishte flamuj të Kosovës në tribuna.

Sheremeti theksoi se “Po”, kurse Vokrri e pretendoi të kundërtën. Ndërsa, Sheremeti ka siguruar fotografi të cilat i ka publikuar në “Facebook”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ju faleminderit të gjithëve për komentet pozitive për debatin e mbrëmshëm.

Edhe pse ishte çështja më e parëndësishme, por meqenëse u shkrua shumë nëpër portale dje e sot, dhe për hir se shumë prej jush më keni dërguar foto, po dua të ja argumentoj Fadilit e Drinit se ashtu siç thash edhe mbrëmë, kishte plot flamuj të Kosovës në Elbasan në ndeshjen kundër Serbisë dhe askush nuk i ka ndaluar as abuzuar, edhe pse flamuri kombëtar na mjaftonte dhe përfaqësonte në atë ndeshje 100% !”, ka shkruar Sheremeti në Facebook.

“E dyta, sipas informatave të sotme, asnjë cent FFSH nuk i ka kërkuar FFK për shfrytëzimin e stadiumit në Shkodër! E treta, rrnofshin djemtë tanë, në kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës”.

Capture

3

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4