Shënon Kaçe, PAOK-u lider në Greqi (Video)

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Ergys Kaçe ka shënuar në fitoren e skuadrës së tij, PAOK-ut në ndeshjen ndaj Atromitos.

Sport

20/10/2014 18:50

PAOK-u arriti që të shënojë fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 në ndeshjen ndaj Atromitos.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare arriti që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij, e cila me këtë fitore posedon 16 pikë dhe është në majen e tabelës së Greqisë.

Në minutën e 27’ ai lansoi një goditje të fortë me të majtën, të cilën e ndali portieri i mysafirëve, por atij i iku topi nga dora për tu futur në rrjetë.

Përndryshe, Kaçe tashmë e një kohë të gjatë është njëri nga lojtarët kryesor i PAOK-ut, që është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon në Ligën e Greqisë.

Video