Sheh babain për herë të parë me syze, shikoni reagimin (Foto)

Kjo foshnje nuk mund të shihte qartë. Fatmirësisht, vizioni i tij u rregullua me syze dhe ai ishte në gjendje të shihte fytyrën e babait të tij për herë të parë.

Lifestyle

06/09/2017 14:19

Reagan Caldwell ka pasur një infeksion pak kohë pas lindjes. Si rezultat i komplikimeve, ai vuajti nga vizioni jo i qartë, transmeton lajmi.net

Kur Reagan mbushi nëntë muaj, ai vendosi syze speciale pasi që babai i tj, Brandoni u vendos në Antarktikë me Forcat Ajrore. Pas dy muajve, ai u kthye në shtëpi.

Amanda Caldwell e ka filmuar dhe xhiruar dhe postuar videon e ribashkimit në facebook. “Kjo është hera e parë që ai do ta sheh të atin me syze pas dy muajsh largimi.”

Duke buzëqeshur vesh më vesh, Reagan vendosi kokën e tij në krahërorin e të atit, sikur i thoshte “ti je babai im.”
Shikoni momentin prekës. /Lajmi.net/