SHBA, trazira në protestën e nacionalistëve të bardhë – Lajmi.net
SHBA, trazira në protestën e nacionalistëve të bardhë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:23, 12 August 2017
Autoritetet në Sherlotsvill, në shtetin amerikan të Virxhinias, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në prag të një marshimi masiv të nacionalistëve të bardhë.

Disa mijëra persona pritet t’i bashkohen manifestimit “Bashkimi për të Drejtën”, që kundërshton planet për heqjen nga vendi të statujës së një gjenerali të Luftës Civile amerikane që ishte pro skllavërisë.

Ende pa nisur tubimi, përleshjet shpërthyen mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe anti-protestuesve, që janë mbledhur gjithashtu në qytet. Sipas policisë, të paktën 2 persona janë plagosur.

Forcat e rendit kanë qëlluar gaz lotësjellës ndaj demonstruesve dhe kanë deklaruar se janë kryer disa arrestime pas një njoftimi për mbajtjen e një mitingu të paligjshëm në vendin e njohur si Parku i Emancipimit.

Gjendja e jashtëzakonshme po u lejon autoriteteve lokale që të kërkojnë ndihma shtesë në rast nevoje. Kjo, pasi protestuesit e ekstremit të djathtë janë të armatosur dhe të veshur me uniforma milicie dhe mbajnë flamuj të Konfederatës.

Ata janë acaruar nga planet e autoriteteve për lëvizjen e statujës së gjeneralit Robert E Lee, i cili udhëhoqi forcat e Konfederatës në luftën civile amerikane të viteve 1861-65.

“New York Times” raporton se disa prej protestuesve bërtisnin “Ju nuk do të na zëvendësoni” dhe “Hebrenjtë nuk do të na zëvendësojnë”.

Për t’iu bërë kontrast, organizata anti-raciste si “Black Live Matter” janë mbledhur gjithashtu në tubime. /TopChannel/

Fjalët kyçe: SHBA, trazira

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball