Shaqiri ‘zë’ femër në Milano (Foto)

Nuk kanë kaluar shumë ditë që nga transferimi i tij te skuadra e Interit, dhe Shaqiri ka treguar ‘aftësinë’ e tij për të bërë femra për vete, pasi një gjë të tillë e ka bërë me bukuroshen italiane, Angelica.

Sport

20/01/2015 16:55

Sipas raportit të bërë nga emisioni TikiTaka, që transmetohet në televizionin ‘Italia Uno’, mësojmë se Shaqiri ka arritur të bëj një femër të re për vete.

Bëhet fjalë për bukuroshen italiane të quajtur, Angelica, e cila besohet se ka rënë në dashuri me yllin e ri të skuadrës së Interit.

Sidoqoftë, lidhja e tyre nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare nga Shaqiri apo nga vet bukuroshja, pasi një gjë e tillë mbetet vetëm spekulim i bërë nga mediat.