Shaqiri debuton në barazimin e Interit (Video)

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në fushën e Empolit, ku Xherdan Shaqiri do ta kujtojë atë, pasi debutoi me fanellën e skuadrës Nerazzure.

Sport

17/01/2015 19:50

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë me skuadrat të cilat ishin të kujdesshme në mbrojtje. Ajo përfundoi pa gola duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Në minutën e 74’ të takimit, Shaqiri debuton me fanellën e Interit. Ai i dha mjaft energji lojës së skuadrës Nerazzure në këto pak minuta që luajti. Pavarësisht kësaj, Interi nuk arriti të shënojë gol.

Me këtë barazim, skuadra e drejtuar nga Mancini është në kuotën e 26 pikëve, pesë më pak se Lazio që është në vendin e tretë dhe me një ndeshje më pak të luajtur.

Video