Shansi për anëtarësimin e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE – Lajmi.net
Shansi për anëtarësimin e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE
Autori: Lajmi.net Op-EdOpinion 14:00, 14 April 2018
Me strukturën jashtëzakonisht komplekse të Këshillit të Evropës dhe me fuqinë që kanë në duart e tyre të gjitha shtetet anëtare për të vënë veton mbi vendimet e rëndësishme, nuk ka alternativë tjetër për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor sesa BE të njoftojë se të gjashtë shtetet do të anëtarësohen së bashku – në pako – në kohën kur vendi me performancën më të dobët i plotëson kriteret e pranimit. Nëse asgjë tjetër, kjo ka potencialin për të sjellë bashkëpunim dhe integrim rajonal – bazuar në rregullat e BE-së – dhe për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe në rajon.

Shkruan: Bekim Çollaku

Sivjet, të gjithë ata që e ndjekin politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, kanë qenë mjaft të ngazëllyer me perspektivat e strategjisë së re të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe me presidencat e njëpasnjëshme të BE-së, të kryesuara nga dy vende miqësore ndaj zgjerimit (Bullgaria dhe Austria). Sidoqoftë, sapo institucionet në Bruksel zbutën qëndrimit paksa duke thënë hapur në strategji se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor gëzon një perspektivë për në BE (diçka që ishte thënë për gati 20 vjet, por që rrallë është përmendur qartë), reagimet e ashpra brenda BE-së dolën në sipërfaqe.

Pas një muaji, presidenca bullgare do të jetë nikoqire i Samitit të parë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Është hera e parë që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimir dhe të gjithë anëtarët e 28-shes së BE-së do të jenë në një tryezë së bashku. Kjo përbën një mundësi të artë për ta shtyrë përpara në mënyrë të konsiderueshem agjendën e zgjerimit. Mjerish, frika e nxitur nga shqetësimet e politikave të brendshme ka shtyrë disa shtete anëtare për ta kufizuar nivelin, fushëveprimin dhe profilin e kësaj ngjarjeje, duke e kufizuar kështu potencialin e saj për të sjellë reforma reale në rajon dhe fuqinë e simbolizmit. Ka edhe raporte sipas të cilave 28 krerët e shteteve dhe qeverive mund të mos shfaqen deri në ngjarjen kryesore.

E vetmja përgjigje adekuate ndaj reagimeve të ashpra është që të vazhdojmë përpara me vendosmëri edhe më të madhe. Është e qartë se institucionet e BE-së do të dëshironin ta zgjeronin BE-në edhe më tej. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e shtyjnë në mënyrë aktive çdo shtet të Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së, në masën që është në fuqinë e tyre. Megjithatë, në mesin e shteteve anëtare ka disa që nuk kanë shumë oreks për BE-në në përgjithësi dhe sigurisht nuk kanë as për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Siç treguan rezultatet e referendumit për Brexit-in, shkalla e oreksit jo domosdoshmërisht korrespondon me përfitimet që qytetarët i përjetojnë nga BE-ja apo nga zgjerimi i saj.

Por, aktualisht nuk ka asnjë arsye për të ushtruar vetëcensurim. Axhenda në Evropë nuk është e dominuar nga zgjedhjet në shtetet kryesore anëtare të BE-së apo në Parlamentin Evropian. Komisioni aktual është në fund të mandatit të tij. Tani është koha për të ndjekë zgjerimin fuqishëm, ndërsa adoptimi i strategjisë paraqet një dëshmi për këtë. BE-ja duhet të thjeshtojë dhe të sqarojë komunikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, komunikimi është produkt i një numri të madh të forumeve dhe formacioneve dhe zakonisht i shoqëruar nga një numër i informatave dhe deklaratave hezituese.

Në të vërtetë, nuk është në interesin e askujt që të mbetet konfuz në komunikim me qëllim që, nga njëra anë, t’i qetësojë shtetet kandidate dhe ato potenciale kandidate, ndërsa nga ana tjetër t’i qetësojë skeptikët e BE-së që ata nuk duhet të shqetësohen për zgjerimin e mëtejshëm në juglindje. Rezultati nënkupton thjesht konfuzion, duke larguar kështu qytetarët e BE-së nga projekti i BE-së dhe duke frustruar Ballkanin Perëndimor. Kjo situatë me kënaqësi shfrytëzohet edhe nga një varg i gjatë i elementeve të gatshëm për të ushtruar ndikimin e tyre mbi këtë rajon.

Qasja e kujdesshme aktuale askujt nuk po i sjellë përfitime. Konfuzioni nuk është nje mesazh i fuqishëm politik dhe nuk do të sjellë asnjë nga ndryshimet për të cilat Ballkani Perëndimor dhe BE-ja kanë nevojë. Në të vërtetë, asnjëra nga palët – BE-ja apo Ballkani Perëndimor – nuk kanë asnjë alternativë ndaj anëtarësimit eventual të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Rajoni është i rrethuar nga BE-ja.

Secili nga shtetet e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor është në favor të anëtarësimit dhe kur ato përfundimisht t’i kenë përmbushur kriteret e Kopenhagës, do të jetë shumë e vështirë për BE-në që ta justifikojë veton.

Pasi që ky nocion i pashmangshmërisë së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor të jetë pranuar dhe internalizuar në BE dhe në të gjitha shtetet anëtare, do të bëhet shumë e qartë se çdo zvarritje e mëtejshme është kundërproduktive. Siç kanë dëshmuar zgjerimet e mëparshme, vendimi politik është forca lëvizëse për kohën

Fjalët kyçe: Bekim Çollaku

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool