‘Shake it’ nuk po i ndahet vendit të parë – Lajmi.net
‘Shake it’ nuk po i ndahet vendit të parë
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 18:47, 7 April 2016
Super-hiti i momentit po kryeson top listën ‘Kënga e Javës’ për të katërtën javë me radhë.

Këngët e reja nuk kanë mundur ta heqin nga froni as këtë javë hitin ‘Shake it’, e cila po kryeson tash e katër javë me radhë në top listën e lajmi.net.

Më afër me vota këngës së grupit Etnon me Gentën i është afruar propozimi i ri ‘BS’ kënga nga Getoar Selimi dhe Onat, të cilët kanë zënë vendin e dytë.

Numri i ri’ i Dhuratës është pozicionuar në vendin e tretë ndërsa kënga shumë e pëlqyer nga 2 Ton ‘Ta fali jetën’ është në vendin e katërt.

Top pesëshen më të votuar e përmbyllë bashkëpunimi i 2po2 me Flori Mumajesin, ‘Gone Girl’.

Nga top lista këtë javë dalin këngët ‘Hitman’ nga Capital T dhe ‘Like Rihanna’ nga Young Zerka, të cilët kanë marrë më së paku vota.

Për këngët e mbetura dhe dy propozimet e reja këtë javë, “Si dje’ nga Cozman dhe ‘Grande’ nga Noizy, ju mund të VOTONI KËTU.

    1. Shake it – Etnon ft. Genta – PN
    2. BS – Ghetto Geasy ft. Onat – ER
    3. Numrin e ri – Dhurata Dora – ER
    4. Ta fali jetën – 2Ton – PN
    5. Gone girl – 2po2 ft. Flori – -3
    6. Mi amore – Kida ft. Ermal Fejzullahu – -3
    7. Sa t’kom dasht – Nora Istrefi – +1
    8. Bonbon – Era Istrefi – -1
    9. Hitman – Capital T – -1
    10. Like Rihanna – Young Zerka – -5

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

JAVA 22 – VOTO

Fjalët kyçe: java 21, Kënga e Javës, Shake it

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals