Sfidë e re për Erdoganin

Kryeministrit turk i largohen tre ministra nga kabineti. Djemtë e 3 ministrave të dorëhequr janë të arrestuar nën akuzën e ryshfetit. Erdogan e quan këtë rast si një komplot i organizuar nga të huajt kundër Qeverisë së tij dhe Turqisë.

Bota

25/12/2013 14:11

Tre ministra që qeverisë turke kanë dhënë dorëheqje këtë të mërkurë, vetëm një javë pasi që djemtë e tyre ishin përfshirë në një hetim për një rast korrupsioni në Qeverinë e Tayyip Erdogan’it. Ata janë akuzuar se kishin frikësuar disa investitorë të huaj.

Njëri prej atyre që u larguan, Ministri i Ambientit dhe Urbanizmit Erdogan Bayraktar, i bëri thirrje Kryeministrit që të ndjekë këtë shembull- sfidë kjo e paparë për liderin turk, i cili ka thënë për këtë rast që është një komplot i bërë nga të huajt.

“Për hir të mirëqenies së këtij kombi, unë besoj se Kryeministri duhet të japë dorëheqje”, tha Bayraktar, djali i të cilit qe arrestuar pak kohë mbasi ky rast korruptim doli në mediat turke më 17 dhjetor.

Secili nga anëtarët e tjerë të kabinetit qeverisës që janë larguar, si Ministri Maumer Guler dhe Ministri i Ekonomisë Zafer Caglayan, kanë djemtë e tyre në mesin e 24 personave që po mbahen në paraburgim nën akuzën e ryshfetit. Ata kanë mohuar se bijtë e tyre kanë bërë ndonjë gjë keq, por gjithashtu kanë thënë se as Qeveria nuk ka gisht.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Ekonomisë, që të ndihmoj që e vërteta të dalë në shesh dhe për të nxjerrë në pah këtë komplot të shëmtuar që ka pasur ndikim veçanërisht tek fëmijët e mi dhe të kolegëve të mi të punës”, ka thënë Caglavan në një deklaratë për media.

Në një deklaratë tjetër ish-ministri Guler, e ka quajtur arrestimin e 17 dhjetorit si “një kurdisje e fëlliqur kundër Qeverisë, partisë dhe vendit”.

Ekonomia e Turqisë ka lulëzuar gjatë tre mandateve të fundit të cilat kanë rrënjë islamike, anipse kjo qeverisje ishte akuzuar si autoritare.

Me tregtinë e madhe ndërkombëtare që pritej të ndodhte në këtë kohë të festave të fundvitit, këto dorëheqje kanë të ngjarë që të kenë ndikim të fortë në tregjet në Turqi.