Sevilla dhe Dnipro në finale (VIDEO)

Sevilla dhe Dnipro do të ndeshen në finale të Europa League. Kampioni në fuqi e dominoi Fiorentinën të cilën e mposhti edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat 2:0. Kurse, skuadra tjetër italiane, Napoli, u mund 1:0.

Sport

14/05/2015 22:58

Sevilla dhe Dnipro, janë finalistët e Europa League.

Ekipi nga La Liga e fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi me rezultat 2:0, dhe vazhdoi tutje falë triumfit të përgjithshëm 5:0.

Por, befasi ishte fitorja e Dnipros ndaj Napolit me rezultat minimal 1:0 që e eliminoi nga gara skuadrën e favorizuar të trajnerit Rafael Benitez.

Carlos Bacca realizoi në minutën e 22-të, duke shuar shpresat e Fiorentinës për çfarëdo rikthimi në lojë.

Kurse, vetëm pesë minuta më vonë, Daniel Carrico realizoi sërish për mysafirët, duke e kompletuar fitoren e thellë të Sevillas.

Pas intervalit, Fiorentina pati mundësi ideale të realizojë golin e nderit, mirëpo Josip Ilicic nuk realizoi nga penalltia.

Kurse, në ballafaqimin tjetër, Dnipro e rrëzoi Napolin falë një goli të realizuar nga Yevhen Seleznyov, në minutën e 58-të të ndeshjes.

YouTube player
YouTube player