Serie A largon sistemin VAR?

Marcelo Nicchi, vlerësoi si shumë pozitive aplikimin e VAR-it në Serinë A, por tha se ende nuk është vendosur, nëse do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sport

07/03/2018 07:23

Ndërkohë që shumë liga futbolli po punojnë për të aplikuar VAR-in nga sezoni i ardhshëm, Seria A ka dyshime ende, nëse do ta aplikojë sërish apo jo.

Ky është viti i parë i aplikimit të Video Assistant Referee, në Serinë A, ndërsa opinion sportiv është ende i ndarë, pasi ndonëse të paktë në numër, ekzistojnë edhe ata që mendojnë se teknologjia nuk po i shërben përmirësimit të lojës.

Vetë Shefi i Shoqatës së Arbitrave, në Itali, Marcelo Nicchi, vlerësoi si shumë pozitive aplikimin e VAR-it në Serinë A, por tha se ende nuk është vendosur, nëse do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm, transmeton “Top Channel”.

“VAR-i ka sjellë ndryshime shumë pozitive dhe ka ndihmuar arbitrat, që të marrin vendime të drejta në shumë raste. Në fund të sezonit do të bëjmë vlerësimet totale dhe do të vendosim, se ku duhet të përmirësohet dhe a do të aplikohet sërish në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Nicchi.