Serbia në ethe, Daçiq thotë se diaspora shqiptare po përgatit sulme për shkak të Haradinajt

Serbia ka informacione se diaspora shqiptare planifikon të pushtoi disa nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Serbisë, thotë shefi i diplomacisë së këtij shteti, Ivica Daçiq.

Lajme

09/01/2017 19:52

Sipas tij, qëllimi i aksioneve të tilla është që Serbia të detyrohet të heqë dorë nga kërkesa për gjykim të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, raporton B92, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka deklaruar se me këto informacione janë vënë në dijeni policia dhe shërbimet e sigurisë të atyre vendeve dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka njoftuar MPJ e Serbisë.

“Kjo tregon se për çka janë gati politikanët shqiptarë – edhe për terrorizëm”, ka thënë nxënësi i Millosheviqit.

Sipas tij, Serbia i bënë përgjegjëse për sigurinë të gjitha ato vende ku janë përfaqësitë e Serbisë, si dhe “kërcënon” politikanët shqiptarë “që mos të luajnë me zjarrin”.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt dhe cilido që ka bërë krime ndaj popullit serb. Edhe populli serb, dhe të gjithë meritojnë drejtësi”, thotë Daçiqi.

Daçiqi është shprehur i befasuar me deklaratën e shefit të Diplomacisë së Shqipërisë, Ditmi Bushati, i cili ka kërkuar ndërprerjen e dialogut pas arrestimit të Haradinajt.  /Lajmi.net/