Serbët që luftojnë jashtë i pret burgimi deri në 12 vjet

Serbët të cilët marrin pjesë në konfliktet e armatosura në botë (Ukrainë, Rusi, Siri...) do të dënohen ashpër, parashohin ndryshimet e Kodit penal që do të miratohet në vjeshtë. 

Lajme

13/08/2014 21:19

Këtë paralajmërim për gazetën Blic të Beogradit e ka dhënë nënkryetari i qeverisë serbe, Rasim Lajiq.

“Ata të cilët rekrutojnë qytetarët dhe organizojnë shkuarjen e tyre në luftëra të huaja do të dënohen me 2-12 vjet burg, përderisa individët të cilët vet i bashkëngjiten forcave ushtarake e paraushtarake jashtë vendit do të dënohen nga 1-5 vjet burg. Po ashtu, pjesëmarrësit të cilët zbulojnë mercenarët dhe kësisoj pengojnë kryerjen e veprës penale, do të lirohen nga dënimi i paraparë me ligj. Ekziston shumica e nevojshme parlamentare për miratimin e këtij ligji dhe pres që kjo të bëhet në vjeshtë”, deklaroi ai për Blic.