Selim Pacollit i bllokohet Viberi nga kërkesat e qytetarëve

Dhjetëra mijëra mesazhe të dërguara brenda tri ditëve ka bërë që llogaria e Selim Pacollit të bllokohet përkohësisht. Selim Pacolli mori mesazhe të shumta nga qytetarët e Prishtinës, të cilët i shkruan atij drejtpërdrejt, për të shprehur kërkesat, pritjet dhe idetë e tyre me kandidatin e AKR për kryetar të Prishtinës.

Lajme

22/09/2017 17:31

Pacolli u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ai pranoi nga qytetarët, derisa VIBER mbylli numrin e tij pasi platforma e saj është mbingarkuar.

“Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER”, ka thënë Selim Pacolli.