Selim Pacolli vizitoi sot qytetarët e lagjes Velani  

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ishte në një vizitë sot në disa shtëpi në lagjen

Lajme

25/09/2017 16:11

 

Velani të komunës së Prishtinës. Ai bisedoi për së afërmi me qytetarët e kësaj lagjeje duke u njoftuar  rreth problemeve dhe nevojave që ata kanë.

Ai para tyre shpalosi disa pjesë të rëndësishme të programit të tij, ku ndër kryesoren e theksoi tre fishimin e buxhetit të komunës së Prishtinës.

“Ne synojmë që ta trefishojmë buxhetin e komunës së Prishtinës brenda 24 muajve që ne do ta marrim udhëheqjen e komunës së Prishtinës” tha Pacolli.

Qytetarët e kësaj lagjëje u shrehen të shqetësuar në lidhje me bllokimin e trafikut në kryeqytet si dhe me disa probleme tjera të parealizuara nga qeverisja aktuale.

Pacolli si zgjedhje për këtë e parasheh zhvendosjen nga qendra e qytetit e të gjithë nivelit qendror administrativ, në periferi të qytetit, ku ai mendon se në këtë mënyrë do të lirohej më shumë komunikacioni nga veturat zyrtare të cilat e bllokojnë qytetin dhe shkaktojnë kaos.

Pjesë e rëndësishme e programit të Pacollit për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Prishtinës që ai e theksoi në këtë takim është edhe ngritja e nivelit të cilësisë së Universitetit të Prishtinës, ku kryetari synon që UP-në ta bën target për studentët rajonal.

“Ne pretendojmë se Universiteti i Prishtinës do të bëhet target për studentët rajonal, dhe do ta bëjmë UP-në në atë nivel që studentët rajonal do të vinë të studijojnë te ne, e  jo ne te ata” theksoi Pacolli.

Qytetarët e lagjes Velani u pajtuan me synimet e Pacolllit që ai pretendon t’i  realizojë si kryetar dhe ata pas këtij takimi i uruan sukses Zotrit Pacolli në rrugë e tij si kryetar i ardhshëm i komunës së Prishtinës.