Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza Shkodra, kjo është arsyeja

Prej disa javësh Mimoza dhe Seldi janë kthyer në kryefjalën e mediave.

ShowBiz

17/09/2018 22:07

Kjo për faktin se ata i kanë fshirë të gjitha fotot e tyre bashkë në Instagram dhe kjo në mënyrë inderekte konfirmonte ndarjen mes çiftit të cilët ishin edhe të fejuar, shkruan lajmi.net

Çfarë bënte të dyshohej nëse janë ndarë apo jo është fakti se se ata e ndjekin njëri tjetrin ende në këtë rrjet social.

Më në fund pyetjes milionëshe iu dha përgjigja sonte, në ‘Dance with me’ ku Seldi u pyet nga Alketa nëse është ndarë me Mimozën dhe këngëtari e konfirmoi ndarjen duke dhënë edhe arsyejen.

”Jam ndarë me Mimozën, por mbajmë një raport të mirë. Kam respekt të veçantë si për të ashtu edhe për familjen e saj. Kështu ndodhi dhe ne nuk mund të ishim bashkë”, ishte përgjigja e tij./Lajmi.net/