Seancë plenare për ndalimin e Donald Trump në… (FOTO)

Diskutimi se nëse deputetët e kuvendit të qeverisë së Britanisë të Madhe do të debatojnë për ta ndaluar Donald Trump të hyjë në Britani apo jo, është konfirmuar.

Bota

07/01/2016 14:05

 

Kjo vie pasi që 570,000 nënshkrime janë mbledhur në një peticion online në të cilin është bërë thirrje që Trump t’i ndalohet hyrja në këtë shtet, raporton lajmi.net.Government 'responds' to online ban Donald Trump petition

Debati, i konfirmuar nga Këshilli i Peticionit të qeverisë, do të mbahet në Westminster Hall me 18 janar.

Pasi që disa nga politikanët kanë bërë thirrje të mos i ndalohet, dhe disa kandidat potencial për president kanë bërë thirrje t’i ndalohet, pritet që debati të jenë i balancuar.

Peticioni është hapur si kundërpërgjigje e deklarimeve anti-islamike të Donald Trump që i kishte bërë ai gjatë kampanjës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, transmeton lajmi.net.

Trump kishte bërë thirrje që të gjithë myslimanëve të iu ndalohet hyrja në SHBA pas sulmeve të Parisit.

Por, siç duket ai tani do të jetë i ndaluari, dhe në një prej vendeve më të mrekullueshme në botë.

Sa i përket suksesit të peticionit, Trump ka deklaruar se Britania nuk e din se çfarë është duke bërë. /lajmi.net