Së shpejti do të jeni në gjendje të blini gjëra në Facebook

Facebook së shpejti pritet të shndërrohet në një ‘dyqan’ të madh social, përveç gjërave të tjera që do të vazhdoni t’i bëni aty.

Auto & Tek

16/07/2015 13:01

Faqet në Facebook së shpejti do të shndërrohet në dyqane virtuale ku ju mund të blini gjëra direkt, thuhet sipas një raporti.

Screenshot_11

Facebook do të shtojë një buton të ri “Buy” (Blej) në këto faqe për t’i ndihmuar ato që përdoruesit të blejnë direkt nga Facebooku, transmeton Lajmi.net.

Facebook-buy-button-alltechstep

“Me seksionin e ri ‘Blej’ në faqe, ne jemi duke ofruar një mundësi për bizneset që t’i shesin produktet e tyre direkt nga faqja në Facebook,” tha menaxherja e marketingut në Facebook, Emma Rodgers.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë kur do të lansohet kjo veçori pasi për momentin është në fazën testuese. (Lajmi.net)