Schumacher në Ferrari?

Biri i Michael Schumacherit mund të ndjekë hapat e babait të tij duke u promovuar në Formula 1.

Sport

15/09/2018 10:21

Mick Schumacher ka filluar të zgjojë interesim nga top ekipe nga Formula 1.

Biri i legjendës Michael Schumacher kërkohet nga Ferrari dhe Red Bull.

Skuadra e njohur italiane nuk e ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të Schumacherit si pilot provues për edicionin e ri, raporton “Mediaset”, përcjell “lajmi.net”.

19 vjeçari ka shfaqur talentin e tij të madh si pilot duke qenë kandidat për titull evropian në Formula 3. /Lajmi.net/