Samsung nuk ndalet, së shpejti në treg edhe Galaxy S10 (Video)

Samsung para pak ditësh ka lansuar smartfonin e saj më të ri Galaxy Note 9.

Auto & Tek

14/08/2018 16:47

Por, kjo nuk është e gjitha, transmeton Lajmi.net

Dashamirët dhe përdoruesit e smartfonëve të Samsungut e poashtu edhe adhuruesit e teknologjisë do të kenë mundësi së shpejti të njoftohen me Samsung Galaxy S10.

Në versionet e mëhershme S, si Galaxy S8 dhe Galaxy S9, Samsung kishte lansuar një mori përmirësimesh në aspektin e funksionimit dhe performancave.

Por, Galaxy S10 pritet që pas modelit S8 të jetë modeli më i mirë i prodhuar ndonjëherë në serinë S të telefonave mobilë të mençur nga Samsung.

Në videon e mëposhtme do të keni mundësinë të njiheni shkurtimisht me smartfonin Galaxy S10 që pritet të dalë në fillim të vitit 2019./Lajmi.net/

YouTube player