Samsung lanson pa dashje kufjet ‘Wi-Fi’, ja si do të duken – Lajmi.net
Samsung lanson pa dashje kufjet ‘Wi-Fi’, ja si do të duken
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 20:32, 6 February 2019
Në prag të daljes së Galaxy S10 në treg, është zbuluar edhe një risi nga Samsung.

Një video promocionale mund të ketë lansuar pa dashje pamjet e para të të shumëpërfolurave kufje me wireless.

Nga ajo çfarë është bërë e ditur nga WinFuture, Samsung Galaxy S10 do të jetë i vetmi smartfon i cili mund t’i përdorë ato, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave të mëhershme, S10 do të jetë në gjendje të karikojë aksesorët e tjerë përmes një teknologjie të ashtuquajtur “PowerShare”.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë gjiganti prodhues i smartfonave në lidhje me thashethemet mbi kufjet me ‘Wi-Fi’.

Samsung do të vendosë në shitje versionin Galaxy S10, S10+ dhe S10 lite më 8 mars të këtij viti. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO